Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmë në Korçë, aty ku një i ri ka goditur ambientet e Bashkisë duke thuer xhamat.
I riu mësohet se është përdorues i lëndëve narkotike, dhe ai kishte hyrë live në TikTok me një fjalor të rëndë duke ofenduar kryeministrin Edi Rama, i inatosur për prishjet e strukturave në hapësirat publike në lagjen nr 14 të qytetit të Korçës, aty ku ai vet banon.
Po ashtu i riu është identifikuar dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës.