Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një polici dhe një doganieri.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 2 gusht, rreth orës 00:50, gjatë kontrollit të dokumenteve. I dyshuari u përpoq t’i jepte një kartëmonedhë prej 1000 lekësh shqiptare një zyrtari policor dhe 10 euro një punonjësi të doganës.