Aktualitet

NGJARJE TRONDITËSE në Tiranë: 29-vjeçari gjendet i pajetë në makinën e tij në Astir

Shkruar nga Liberale.al

NGJARJE TRONDITËSE në Tiranë: 29-vjeçari gjendet i

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Astirit, në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 16 korrik 2025, rreth orës 19:00, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar brenda automjetit të tij shtetasi E. D., 29 vjeç, i pajetë.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e humbjes së jetës.

Autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë dhe janë në pritje të rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht se si ka ndodhur ngjarja.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH