Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Sarandës, ku një punonjës sigurie është gjetur pa shenja jete.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi I. R., 64 vjeç, i cili punonte si roje në port. Trupi i tij është gjetur nga kolegët në ambientet e punës dhe menjëherë është njoftuar policia.
Nga të dhënat e para, dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë autoritetet kanë nisur menjëherë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë eksaminimet e nevojshme për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.