Aktualitet

Tmerr në Vaun e Dejës/ 74-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

Shkruar nga Liberale.al

Tmerr në Vaun e Dejës/ 74-vjeçari gjendet i  pajetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës, ku një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia, viktima është shtetasi Q. K., i cili është zbuluar nga bashkëshortja e tij. Hetimet e para dyshojnë se i moshuari mund të jetë vetëvarur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim. Ndërkohë, pritet që ekspertiza mjeko-ligjore dhe hetimet e mëtejshme të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Policia nuk ka bërë ende të ditura shkaqet e mundshme që mund të kenë çuar 74-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH