Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata fiktive të të njëjtit apartament

Shkruar nga Liberale

 

Tiranë/ Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar

 Pas disa muajsh në kërkim policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër të operacionit “Apartamentet”, për dyshime të forta në lidhje me shpërdorim detyre në cilësinë e noteres.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasen M. D., e cila dyshohet se ka përpiluar dy kontrata shitjeje për të njëjtin apartament, duke cenuar rëndë procesin ligjor dhe interesat e palëve të përfshira.

Pas konsultimit me prokurorin e çështjes, ndaj saj nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit përkatës të Kodit Penal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, për hetime të mëtejshme mbi këtë rast që ngre dyshime për mashtrim në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Operacioni “Apartamentet” është pjesë e një aksioni më të gjerë të autoriteteve për goditjen e korrupsionit dhe abuzimeve në sistemin e shit-blerjes së pronave në kryeqytet.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH