Një stuhi e pazakontë ka goditur qytetin e Vlorës pasditen e sotme, duke sjellë me vete reshje intensive shiu dhe erëra të forta, të rralla për këtë periudhë të vitit.
Ndryshe nga ajo që pritet zakonisht në muajin gusht, moti në Vlorë ka ndryshuar papritur, duke surprizuar qytetarët dhe pushuesit. Sipas raportimeve të para, fenomeni ka zgjatur vetëm disa minuta, por intensiteti i reshjeve dhe erës ka qenë i lartë.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo probleme në infrastrukturë.