Gledis, djali i Pal Trashajt i cili u vetëvra duke pirë fotoksinë para SPAK, tregoi gjendjen e rënduar të të atit para se kryente vetëvrasje.
E ndërsa prej vitesh viktimë e mashtrimit me mikrokredite, Trashaj kërkonte drejtësi.
“Jemi të shokuar emocionalisht. Humbja e prindit është e madhe”, u shpreh ai.
Ai tregon dhe telefonatat e fundit të babait të tij me të ëmën.
“Kam marrë fotoksinë se nuk po gjej drejtësi”, i ka thënë ai bashkëshortes, sipas Gledisit.
Gledisi i kërkon SPAK të verifikojë vendimet e Gjykatës.
"Ne do të marrim avokat ta ndjekim".
Ai tregon se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe minimunim jetik.