Aktualitet

SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka!

Shkruar nga Liberale

SPAK merr të pandehur edhe deputeten e PS, Klotilda Bushka!

SPAK ka marrë të pandehur deputeten e PS, Klotilda Bushka, në lidhje me hetimet për dosjen ndaj Erion Veliajt.

Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

SPAK njoftoi disa muaj më parë se po kryente hetime ndaj deputetes së PS, Klotilda Bushka, pikërisht për këtë çështje.
Sipas hetimeve të SPAK, Bushka dyshohej se kishte ndikuar te një dëshmitare lidhur me deklarimet që duhet të jepnin kur të paraqiteshin në prokurori.

Vetë Bushka, disa muaj më parë, përpara deputetëve socialistë, mohoi që të kishte kryer veprime antiligjore. Deklaratat ajo i bëri para mbledhjes së grupit socialist, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.  Bushka pranoi se ka njohje me Veliajn dhe Xoxën dhe miqësi të vjetër me ta, por tha se kurrë nuk ka interferuar në paligjshmëri, madje akuzat dhe lajmin e ka mësuar vetëm nga mediat.  Ajo rrëfeu se vajza për të cilën flitet në dosje është kushërira e saj, lidhje gjaku, që është presionuar nga ana e SPAK dhe trysnuar nga institucioni i akuzës.

“Kam kërkuar këtë fjalë nisur nga dy premisa. E para lajmi i arrestimit të kryëbashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që e dëgjova nga mediat dhe deklarata e SPAK. Kam punuar me përkushtim për të vërtetën. Ngjarjet e fundit kanë treguar se institucionet e drejtësisë të rejat të krijuara nga Kuvendi dhe Komisioni Ligjeve kanë treguar pavarësinë e këtij institucioni. Jo vetëm e njoh Ajola Xoxën por edhe kam punuar me të dhe e kam pranuar. Erjon Veliaj është miku im dhe kam punuar së bashku me të. Kam vuajtur bashkë me ta kalvarin e tyre dhe atë që kanë vuajtur. Kam qenë pranë Ajolës për ta mbështetur.  Erionit i kam transmetuar besimin te e drejta dhe e vërteta. Jam krenare që kam punuar me Erion Veliaj.  Përsa i përket pretendimit për pengim të së vërtetës… Po e kam takuar vajzën në fjalë, është kushërirë e imja, është lidhje gjaku. E kam këshilluar të thotë të vertetën, e kam këshilluar dhe qetësuar. I kam thënë të marrë edhe avokat, të mbrohet. E kam kritikuar që adresa e organizatës të kishte ndryshuar prej vitit 2017 dhe ia kisha kërkuar disa herë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në SPAK dhe atë që është thënë nga ajo. Nuk jam thirrur nuk jam dëgjuar ndonjëherë. Nuk më është dhënë mundësia të shprehem as me të tretët. Nuk kam pasur asnjë aktivitet me organizatat e shoqërisë civile, përveçse si bashkëpunëtore dhe miqësie. Kallëzim anonym, duke hetuar jo për veprën penale, po për jetën e një perzoni publik. Kjo na jep arsyen për të besuar në dyshime të arsyeshme se nuk bëhet për të zbardhur të vërtetën”, tha ajo.

Më 24 shkurt, Bushka u mor në pyetje për 4 orë nga prokurorët.e SPAK, por  kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, nuk komentoi kur doli nga dyert se Prokurorisë së Posaçme.

Ajo po hetohet për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, mbasi siç dyshon SPAK ajo thirri në zyrat e avokatit të popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës ju mor telefoni dhe ju kërkua të mos fliste.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH