Aktualitet

Si në filma/ 4 të rinjtë marrin me forcë 48-vjeçarin dhe e dhunojnë në makinë, policia shpall në kërkim autorët ( EMRAT)

Shkruar nga Liberale
Si në filma/ 4 të rinjtë marrin me forcë 48-vjeçarin

Në Durrës, një 48-vjeçar u mor me forcë në një automjet dhe u dhunua nga katër persona.Policia ka identifikuar autorët dhe po punon intensivisht për kapjen e tyre.

Automjeti i përdorur nga autorët është sekuestruar nga forcat e rendit. 48-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe materiali hetimor iu referua Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Në kërkim janë shpallur shtetasit Anderson Kodra, Klerjan Kodra, Jaho Kodra dhe Samuel Puja.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.

Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.

Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht A. K., 27 vjeç, K. K., 31 vjeç, J. K., 35 vjeç dhe S. P., 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH