Policia e Shkodrës ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zona të ndryshme të qarkut.
Gjatë kontrolleve në terren, janë gjetur dhe asgjësuar gjithsej 16 755 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Gjithashtu, janë sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.
• Në njësitë administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh, forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur dhe asgjësuar 15 852 bimë dhe kanë sekuestruar 320 kg bimë të prera në tharje.
• Në njësinë administrative Kastrat, Policia e Malësisë së Madhe ka asgjësuar 429 bimë.
• Në njësitë Shllak dhe Temal, Policia e Vaut të Dejës ka asgjësuar 474 bimë.
Policia njofton se operacioni “Koordinata” do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa po punohet për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.