Aktualitet

Rritet numri i pacientëve me probleme kardiake në urgjencë/ I nxehti rrezikon zemrën

Shkruar nga Liberale.al

Rritet numri i pacientëve me probleme kardiake në urgjencë/ I

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë çuar në shtim të ndjeshëm të rasteve në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas mjekëve, më së shumti ndihmë po kërkojnë pacientë që vuajnë nga humbje ndjenjash, lodhje ekstreme dhe probleme kardiake, të shkaktuara nga nxehtësia dhe dehidrimi.

“I nxehti i madh sjell dehidrim dhe humbje të kripërave të rëndësishme për trupin. Kur nuk pimë mjaftueshëm ujë, trupi dobësohet, lëkura dhe goja thahen, dhe në raste më të rënda ndodhin konfuzion apo humbje koshience,” – shprehen mjekët.

Këshilla kryesore për qytetarët është të pinë ujë rregullisht, edhe nëse nuk ndiejnë etje, për të shmangur dehidratimin dhe pasojat që vijnë prej tij.

Ndërkohë, personat me sëmundje të zemrës duhet të jenë edhe më të kujdesshëm, pasi nxehtësia mund të ndikojë në tensionin e gjakut dhe efektet e barnave që ata përdorin.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të veçantë edhe për pushuesit në plazhe. Futja e menjëhershme në det pas qëndrimit të gjatë në të nxehtë mund të shkaktojë ngushtim të arterieve të zemrës dhe të çojë në pasoja të rënda, si infarkt apo madje edhe vdekje të papritur, sidomos te personat me probleme të paditura të zemrës apo te të rinjtë që mund të kenë konsumuar substanca narkotike.

Për të gjithë qytetarët, mjekët këshillojnë:

Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00)
Qëndroni në ambiente të freskëta
Vishini rroba të lehta dhe me ngjyrë të hapur
Pini shumë ujë gjatë ditës
Kujdes me aktivitetin fizik në diell
Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë, ndaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se kurrë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH