Aktualitet

Rregullore e re për kantieret e ndërtimit Rama: Masa drastike nëse cënohet komuniteti

Shkruar nga Liberale

Rregullore e re për kantieret e ndërtimit Rama: Masa drastike

Siç u paralajmërua një javë më parë nga Kryeministri Edi Rama, tashmë në Fletoren Zyrtare është publikuar rregullorja për zbatimin e punimeve të ndërtimit dhe rregullat e kantierit.

Sipas rregullores, kantieri konsiderohet i ngritur vetëm në momentin që është vendosur rrethimi, sinjalistika, kamerat dhe tabelat informuese për objektin dhe subjektin ndërtues.

Kantieri duhet të jetë i rrethuar, të ketë të paktën katër kamera sigurie në çdo kënd, foto të projektit në pjesën ballore të tij, si dhe tabela me të dhënat për objektin që do të ndërtohet. Këto janë vetëm disa nga rregullat që duhet të zbatohen nga ndërtuesit e pallateve.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit do të kenë gjithashtu akses te kamerat për të kontrolluar nëse projekti po zbatohet në përputhje me lejen e ndërtimit.

Gjithashtu, të gjitha mjetet e kantierit do të jenë të pajisura me GPS funksional, në të cilat do të kenë akses IKMT dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Përveç lejes së ndërtimit, sipërfaqes, intensitetit dhe afatit të punimeve, tabelat informuese duhet të përmbajnë gjithashtu një numër telefoni për çdo kontakt.

Në rregulloren e re, zbatuesi i punimeve detyrohet të sigurojë në kantier punëmarrës me mjetet mbrojtëse, mbrojtjen e detyrueshme përmes vendosjes së skelave, të daljeve të jashtme të objektit, mbrojtjen e mekanizmave dhe pajisjeve nga goditjet e rrymave elektrike, si dhe mirëmbajtjen dhe kontrollin e makinerive.

Drejtuesi teknik do të pezullojë punën në rast se nuk garantohen masat mbrojtëse për punëtorët në kantier, ndërsa për defektet e vëna re në punime dhe kohën e korrigjimit të tyre, mbikëqyrësi i punimeve duhet të njoftojë zbatuesin.

Sipas Kryeministrit Rama, për ndërtuesit që nuk zbatojnë rregullat dhe afatet e ndërtimit do të ketë një listë të zezë, deri në heqje licence.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH