Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës është shoqëruar me incidente dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Ndërsa një polici i ra të fikët. Ka qenë mjeku Ilir Alimehmeti ai që i dha ndihmën e parë policit. Pasi mori ndihmën e parë, polici u transportua me urgjencë në spital. Kujtojmë se mjeku Alimehmeti kohët e fundit është angazhuar në politikë dhe aktualisht ai është anëtari i këshillit bashkiak.
Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës. Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur dhe është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.
Policia e Shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.
Një pjesë e opozitës kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.