Policia e Shtetit ka bllokuar News24, duke rrethuar godinën në orët e para të mëngjesit.
Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, siç pretendon media, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Në krye të uniformave blu ndodhet Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” i cili pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.
Policia nuk lejon futjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke i privuar nga ushtrimi i punës së tyre.
Veprimet kanë vijuar me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, çka paralizon aktivitetin normal të një prej mediave më të rëndësishme në vend.