Aktualitet

Plagosi me çifte të birin, i moshuari shpreh pendesë: Isha i stresuar nga dhuna që po më ushtronte, humba kontrollin

Shkruar nga Liberale

Plagosi me çifte të birin, i moshuari shpreh pendesë: Isha i

Shtetasi Agim Shkullaku, 83-vjeçari, i cili plagosi me armë zjarri të birin është shprehur i penduar para grupit hetimor.

 Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Stropckë të Pogradecit.

“Në momentin që kam plagosur djalin kam qënë i stresuar pas dhunës që ai ushtroi ndaj meje dhe në ato momente kam humbur kontrollin dhe kam qëlluar mbi djalin tim”, mësohet të ketë thënë ai.

83-vjeçari Agim Shkullaku pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit është izoluar në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës në pritje të daljes para trupit gjykues për t’u njohur me masën e sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH