Aktualitet

Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, lirohet kryetari i Bashkisë Tropojë Rexh Byberi

Shkruar nga Liberale.al

Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, lirohet kryetari i

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lirojë nga arresti në shtëpi kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja.

Të dy po hetohen për shpërdorim detyre dhe për prerje të paligjshme të pyjeve, por tashmë do të duhet vetëm të paraqiten një herë në muaj para autoriteteve.

Sipas avokatëve të tyre, kjo masë u ndryshua pasi përfundoi afati 6-mujor i arrestit shtëpiak, duke u bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas prokurorisë, Byberi dyshohet se ka lejuar hapjen e një rruge 3.2 kilometra në zonën e Tropojës pa aplikuar për leje ndërtimi në sistemin elektronik e-leje, siç kërkon ligji. Rruga është ndërtuar kryesisht mbi një shteg ekzistues, por gjithsesi duhej miratim zyrtar nga Bashkia dhe institucione të tjera.

Gjithashtu, autoritetet thonë se Bashkia Tropojë nuk ka bashkëpunuar me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit dhe Ministrinë përkatëse për të bërë vlerësimin e ndikimit të punimeve në mjedis.

Hetimet për këtë çështje janë ende në vazhdim, ndërsa Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja mbeten të dyshuar për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe prerjes së paligjshme të pyjeve.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH