Aktualitet

"Nuk tregoj ku ndodhet nipi, më bëni çfarë të doni”, habit gjyshi i 3 vjeçarit të humbur në Durrës: Nusja do të ikë jashtë...

Shkruar nga Liberale

"Nuk tregoj ku ndodhet nipi, më bëni çfarë të

Rexhep Gjuni, gjyshi i 3-vjeçarit i cili u denoncua i humbur nga policia, vijon të "kyç gojën" para uniformave blu, duke mos dhënë asnjë ndihmë për vendndodhjen e nipit të tij.

Ka qenë nëna e të miturit e cila ka denoncuar zhdukjen e të birit duke drejtuar gishtin nga gjyshërit.

Në dëshminë e tij, Gjura ka thënë se me nusen nisën konfliktet që pas vdekjes së djalit dhe se sipas tij ajo nuk i lejonte ta shikonin shpesh nipin e vogël.

“Me humbjen e djalit tonë në aksident, nipi zinte vendin e të dyve: edhe të tijën si nip po nëpërmjet pranisë së tij shohim edhe djalin tonë që s’jeton më. Me nusen nisen debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbush as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur.

Edhe me pas kemi pasur kontradikta për të marrë djalin (nipin) pasi nuk donte qe ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta takonim shume rrallë. Kur kërkonim qe ta merrnim në shtëpi që ta mbanim pak orë të çmalleshim, na thoshte merreni edhe këtë radhë se s’keni për ta parë më pasi do ta marre e do iki jashtë shtetit të vazhdojmë jetën tonë. Ajo mund të vazhdoj jetën e saj se nuk ka të drejtë ta ndaloj askush po nuk ka të drejtë të na mohojë faktin për të takuar nipin.

Nga frika se nuk do ta shikonim me nipin, u organizuam ta merrnim dhe ta mbanim vete. Kemi marrë parasysh gjithçka.  Nuk tregoj ku ndodhet djali. Me bëni çfarë të doni”,- mësohet se ka deklaruar Rexhep Gjuni para oficerëve të policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH