Aktualitet

Nuk kthen automjetin e marrë me qira, 41-vjeçari shpallet në kërkim

Shkruar nga Liberale.al

Nuk kthen automjetin e marrë me qira, 41-vjeçari shpallet në

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim një 41-vjeçar nga Librazhdi, i cili akuzohet se nuk ka kthyer një automjet të marrë me qira, sipas marrëveshjes me pronarin.

Ngjarja është raportuar më 25 qershor 2025 nga shtetasi A. A., 54 vjeç, i cili ka kallëzuar se i kishte dhënë me qira automjetin shtetasit R. D., 41 vjeç, por ky i fundit nuk ia ka kthyer në afatin e rënë dakord.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedurat për kapjen e të dyshuarit, si dhe për gjetjen e automjetit.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e personit në kërkim.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH