Aktualitet

Ndez zjarr për pastrim toke, djeg 70 rrënjë ulliri, arrestohet 41-vjeçari në Divjakë

Shkruar nga Liberale.al

Ndez zjarr për pastrim toke, djeg 70 rrënjë ulliri, arrestohet

Një 41-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Divjakës, pasi dyshohet se ka shkaktuar një zjarr që përfundoi me dëme të konsiderueshme në pronën e një shtetaseje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kryekuq, ku shtetasi D. T., banues në këtë fshat, dyshohet se kishte ndezur zjarr me qëllim pastrimin e një sipërfaqeje toke nga barishtet. Për shkak të përhapjes së flakëve, janë djegur 70 rrënjë ulliri në pronësi të një gruaje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, Policia e Divjakës bëri të mundur arrestimin e tij në flagrancë. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH