Aktualitet

MERRNI MASA! Nesër protesta para Bashkisë, ja cilat rrugë do të bllokohen në Tiranë

Shkruar nga Liberale

MERRNI MASA! Nesër protesta para Bashkisë, ja cilat rrugë do

olicia e Shtetit ka marrë masa organizative për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë protestës së thirrur ditën e nesërme nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” para Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se protesta do të zhvillohet në orën 10:00. Policia e Shtetit bën me dije se nesër, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndaj për këtë arsye sugjerohet përdorimi i rrugëve alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Theksojmë se gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Uniformat blu të kryeqytetit iu bëjnë thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga aktet e dhunës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH