Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka nisur shqyrtimin e ankesës së Adriatik Lapajt.
Ky i fundit kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Celibashi ka vendosur që mandati t’i kalojë kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila është kushërira e Lapajt.
Por kreu i koalicionit kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur, duke pretenduar se mandati i takon atij.