18-vjeçari cili ra preh e një sulmi mbrëmjen e djeshme në hotelin ku punonte nga dy burra, Adrian Isufi ish-shef i qarkullimit rrugor në Vlorë Leart Bimo ka rrëfyer rrethanat dhe se si ngjarja.
Ai tregon se gjithçka nisi për një arsye banale “përse i çova një shishe ujë më tepër në tavolinë”.
Isufi bashkë me Leart Bimon, person me precedent penal filluan ta ofenojnë në tavolinë me fjalë banale si “Rr** k**” dhe në momentin që i riu ka kërkuar të mos ofendojnë, ata i kanë shkuar tek banaku dhe e kanë goditur me shpulla dhe grushte.
"Quhem Aron Balaj, jam 18 vjeç. Edhe dy zotërinj u ulën në tavolinë dhe e mori porosinë dikush tjetër dhe mua më thanë thjesht që t’iua u çoja porosinë. Ishte një shishe ujë e madhe, një bidon ujë i vogël, një makiato. Ia çova në tavolinë, edhe më thotë o vëlla vetëm një ujë më sill, se është ai tjetëri rr** k*** që sjell këtë ujë. E tha tre katër herë. Ia hoqa ujin dhe i thashë s’ka nevojë të shashë dhe ai tjetri padashje e ka bërë.
Iki unë vinë të dy më ndjekin deri në banak, më kap me dorë. I thash o vëlla të lutem mos më kap me dorë.
Më qëlloi tre herë, njer me dacke dhe dy herë me grusht mu në mest të lokalit se i çova një bidon ujë tepër. Kaq ishte e gjitha. Nuk di çfarë të them, sa i mbusha 18 vjeç."-rrefeu ai.