Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndërprerë pa nisur fare, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste.
Shkak për këtë veprim u bë mospërmbushja e procedurave ligjore nga ana e bashkisë, konkretisht dërgimi me vonesë i materialeve për mbledhjen dhe përfshirja në momentet e fundit e dy pikave shtesë në rendin e ditës.
Në mungesë të kuorumit minimal prej 26 anëtarësh – pasi në sallë mbetën vetëm 23 këshilltarë – mbledhja nuk mundi të vijonte dhe u mbyll pa u shqyrtuar asnjë nga çështjet e planifikuara.