Aktualitet

Lezhë/ Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat, nisin kërkimet nga RENEA

Shkruar nga Liberale.al

Lezhë/ Zhduket gjatë peshkimit në lumin Mat, nisin kërkimet

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mesditë në lumin Mat, ku një person dyshohet se është zhdukur gjatë një aktiviteti peshkimi.

Rreth orës 13:40, Policia e Lezhës mori një telefonatë nga P. N., banues në Rrubik, i cili njoftoi se shoku i tij, Dedë Qoku, ishte futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ishte rikthyer më në sipërfaqe.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, ndërsa pritet të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s për të vijuar kërkimet në ujë dhe për të gjetur Dedë Qokun.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH