Aktualitet

Kryeministri Rama në vizitë private në Vlorë, qëndron pesë orë në vilat qeveritare dhe largohet me helikopter

Shkruar nga Liberale.al

Kryeministri Rama në vizitë private në Vlorë, qëndron

Pas një qëndrimi prej rreth pesë orësh në vilat qeveritare në Vlorë, kryeministri Edi Rama është larguar ashtu siç erdhi, me helikopter.

Nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyen e kësaj vizite, por burime jozyrtare bëjnë me dije se qëndrimi ka qenë privat dhe lidhet me një takim të paralajmëruar që do të zhvillohet ditën e premte në Vlorë.

Kujtojmë se këtë të hënë, rreth orës 13:00, kryeministri Rama ka mbërritur me një helikopter ushtarak në Vlorë. Ai ka zbritur në ish-Shkollën e Aviacionit dhe është nisur drejt vilave qeveritare.

Kjo vizitë mund të ketë qenë edhe në kuadrin e një takimi që kryeministri do të zhvillojë në Vlorë ditën e premte, ku pritet të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të pushtetit vendor

Rama ka kryer edhe më herët vizita në Vlorë, në kuadër të një riorganizimi të burimeve njerëzore në administratën publike, si dhe në funksion të aksionit për lirimin e hapësirave publike.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH