Aktualitet

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, plagosen 4 persona

Shkruar nga Liberale.al

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, plagosen 4 persona

Dy aksidente janë regjistruar njëri pas tjetrit këtë të martë në juglindje të vendit. Ngjarja e parë ka ndodhur në hyrje të Bilishtit, pranë fshatit Bitinckë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i dytë ka ndodhur pranë fshatit Plasë, ku sërish dy automjete janë përplasur dhe kanë përfunduar në barrierat anësore të rrugës. Në këtë rast nuk ka të lënduar, por janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH