Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Korçë, ku një 27-vjeçar ka thyer xhamat e godinës së Bashkisë me gurë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin.
I riu, me inicialet K. D., banues në Korçë, ka postuar më pas një video në rrjete sociale ku shihet duke goditur dhe dëgjohet duke përdorur fjalor fyes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15. Policia njofton se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe ndaj 27-vjeçarit ka nisur një procedim penal.