Aktualitet

Kodi i Ri Penal/ Deri në 3 vite burg për tallje dhe përbuzje ndaj udhëheqësve

Shkruar nga Liberale.al

Kodi i Ri Penal/ Deri në 3 vite burg për tallje dhe përbuzje ndaj

Qeveria shqiptare ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në Kodin Penal, i cili parashikon dënime deri në katër vjet burg për këdo që guxon të tallë, përçmojë apo përbuzë udhëheqësit politikë, institucionet e shtetit, apo personat me statusin “Dëshmor i Atdheut”. Ndryshe nga kodi aktual, që kufizohej vetëm tek mbrojtja e flamurit dhe simboleve në institucionet shtetërore, projekti i ri zgjeron mbrojtjen ligjore edhe ndaj presidentit, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese, forcave të armatosura dhe dëshmorëve të atdheut.

Përveç burgimit deri në tre vite, drafti parashikon edhe masa shtesë për subjektet juridike, duke përfshirë ndalimin e kryerjes së veprimtarisë deri në pesë vjet, një masë që mund të ketë ndikim të madh për mediat dhe gazetarët kritikë.

Në nenin 236 të projektligjit, “përdhosja” përkufizohet si tallje, përçmim, përbuzje, poshtërim apo edhe “dhunim i diçkaje të shenjtë”, duke e bërë kështu shumë më të gjerë dhe me pasoja më të rënda se kodi aktual penal, i cili parashikon vetëm gjobë ose burgim deri në tre muaj për dëmtimin e flamurit ose stemës në institucionet shtetërore.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH