Policia e Tropojës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni policor i koduar “Lekbibaj” u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë. Si rezultat, në zonën “Kodra e Markajve”, në Lekbibaj, u kap dhe u arrestua shtetasi Gj. P., 29 vjeç, banues në fshatin Mserr.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sipas hetimeve, Gj. P. dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Mserr gjatë vitit 2022.