Aktualitet

Ilir Meta njoftohet për mbylljen e hetimeve nga SPAK, thirret në datën 4 gusht

Shkruar nga Liberale.al

Ilir Meta njoftohet për mbylljen e hetimeve nga SPAK, thirret në

Ish-presidenti Ilir Meta është thirrur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për t'u njohur me vendimin mbi mbylljen e hetimeve ndaj tij. Burime zyrtare bëjnë me dije se ai do të paraqitet në ambientet e SPAK ditën e hënë, më 4 gusht, në orën 11:00, ku do të shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës, Kujtim Caktani.

Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024 dhe pritet që në prani të përfaqësuesit ligjor të firmosë dokumentacionin që zyrtarizon përfundimin e hetimeve ndaj tij. Tashmë, çështja pritet të kalojë në fazën e gjykimit.

E njëjta procedurë është ndjekur pak kohë më parë edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, si dhe për ish-deputetin Piro Xhixho, të cilët po hetohen në të njëjtën dosje penale.

Detaje të mëtejshme mbi përfundimet e hetimeve pritet të bëhen publike nga SPAK në ditët në vijim.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH