Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqyrton sot kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Seanca ka nisur prej orës 10:00. Meta gjatë seancës së sotme nuk do të jetë i pranishëm, por përfaqësohet
Kërkesa u paraqit nga avokatët e Metës më 6 gusht, ku sipas këtyre të fundit tashmë nuk ekziston më mundësia që Ilir Meta mund të prishë provat, për shkak se hetimi është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.
Po kështu, në kërkesën e tij për lehtësim të masës së Metës, avokati propozoi që ish-presidentit t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që të mos ketë mundësi të dalë nga Shqipëria.
SPAK i njoftoi mbylljen e hetimeve dhe akuzat ish-presidentit Ilir Meta për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.
Kujtojmë se Meta mbahet prej tetorit të vitit të shkuar në qeli.