Gjykata e Apelit la në fuqi masen “arrest me burg” për ish-administratorin e “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao
Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç.
Ndërkohë për 3 persona u hoq masa ndalim i daljes jashtë vendit duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Masa arrest me burg për:
Leonidha Çobo
Hongping Xiao
Masa arrest në shtëpi:
Lianyi Wang
Ardit Kero
Flavia Capo
Kledi Xhani
Hiqet masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje për:
Doina Goga
Lihet në fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet “ndalim largimi jashtë vendi” të akuzuarve:
Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj
Hiqet masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje për:
Kujtojme qe Prokuroria kishte lëshuar 14 masa sigurie për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.
Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.
Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale.
Pas hetimeve u ekzekutuan 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.
Reagimi i Bankers Petroleum Albania
Bankers Petroleum Albania ka reaguar në lidhje me hetimet e nisura ndaj saj për shmangen e detyrimeve tatimore, ku janë lëshuar edhe 14 masa sigurimi.
Kompania thekson se gjatë 21 viteve në Shqipëri ka qenë partner i përkushtuar në zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit energjetik të vendit.
Sipas kompanisë, që prej vitit 2004, BPAL ka investuar mbi 4.5 miliardë dollarë në ekonominë shqiptare, duke siguruar 83% të prodhimit kombëtar të naftës bruto dhe duke punësuar më shumë se 1,500 familje lokale.
Në reagim theksohet edhe kontributi i kompanisë në buxhetin e shtetit, me 730 milionë dollarë të dhënë në formë rente minerare, si dhe investime prej 40 milionë dollarësh për mbrojtjen e mjedisit dhe 10 milionë dollarë në projekte komunitare.
BPAL njofton gjithashtu se aktualisht ka rimbursime të papaguara të TVSH-së pranë autoriteteve shqiptare në vlerën mbi 36 milionë dollarë.