Këto janë dy shtetaset e huaja të arrestuara ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Anna Tkachenko, 27 vjeçe nga Ukraina dhe Elena Maslova, 37 vjeçe nga Rusia, të dyja banuese në Tiranë, akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Këto dy shtetase u kapën në flagramcë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.
Anna Tkachenko
Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.
Elena Maslova
Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.