Aktualitet

FOTO E DITËS: Syzet e veçanta të kryeministrit Edi Rama dhe paralajmërimi i tij i fortë për ndërtuesit

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Syzet e veçanta të kryeministrit Edi Rama dhe

E ndërsa pjesa më e madhe e administratës ka nisur sot pushimet, në një dalje publike ajo që ra më shumë në sy ishin syzet e veçanta të kryeministrit Edi Rama.

Nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama tërheq vëmendje me veshjen e tij.

Rama u shfaq sot në një bashkëbisedim live me ndjekësit në rrjetet sociale, ku tha se kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problem i zonës, në të kundërt tha ai, do ketë masa drastike.

Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve. Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje”-tha kreu i ekzekutivit.

Teksa paralajmëroi disa masa, Rama tha se kjo është puna e tij edhe si deputet i Tiranës, ashtu sikurse ka bërë për Vlorën dhe Durrësin.

E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin”-u shpreh Rama.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH