Aktualitet

Fluks i lartë lëvizjesh në pikat kufitare në Kakavijë dhe Qafë Thanë

Shkruar nga Liberale
Fluks i lartë lëvizjesh në pikat kufitare në Kakavijë

Përgjatë 24 orëve të fundit, pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh, me numër të shtuar të udhëtarëve dhe automjeteve që kalojnë nga Shqipëria dhe Greqia.

Policia kufitare po punon me kapacitet të plotë për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata.

Në Kapshticë, dje janë regjistruar 6,242 hyrje dhe 3,557 dalje shtetasish, ndërsa në Qafë Thanë janë regjistruar 5,248 hyrje dhe 5,073 dalje.

Autoritetet kufitare bëjnë thirrje për udhëtarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre në mënyrë strategjike, sidomos në oraret e pikut, për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar qarkullimin në këto pika kryesore doganore të juglindjes së vendit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH