Një ngjarje e rëndë është konfirmuar sot në Fier, ku është gjetur trupi i pajetë i një të moshuari që ishte shpallur i zhdukur prej një jave. Viktima është identifikuar si M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.
Trupi i të moshuarit u gjet në tokat e fshatit Sektor Seman, në gjendje të dekompozuar, për shkak të temperaturave të larta të ditëve të fundit. Nga këqyrja paraprake e trupit, autoritetet bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas Policisë, M. Sh. ishte shpallur në kërkim më 12 korrik 2025, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largimin e tij nga banesa pa lënë gjurmë.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa pritet edhe një ekspertizë mjeko-ligjore për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.