Aktualitet

Familjarët kërkojnë trupin e të ndjerit Isa Rexhepaj: Po dekompozohet, institucionet ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

Shkruar nga Liberale.al

Familjarët kërkojnë trupin e të ndjerit Isa Rexhepaj: Po

Familjarët e Isa Rexhepaj, 65-vjeçari që u gjet i vdekur pesë ditë pasi kishte humbur kontaktet me të afërmit, po përballen me vështirësi të mëdha për të marrë trupin e tij dhe për t’i kryer ceremoninë mortore.

Trupi i pajetë i të moshuarit u zbulua të premten në një kolibe në zonën e Sarandës nga vëllai i tij, i cili menjëherë njoftoi policinë. Që prej asaj dite, kufoma ndodhet ende në morgun e spitalit të Sarandës, ndërkohë që institucione të ndryshme po refuzojnë të marrin përgjegjësinë për dorëzimin e trupit.

Sipas familjarëve, ndonëse është kërkuar një ekspertizë më e thelluar mjeko-ligjore në Tiranë, trupi nuk është lëvizur dhe tashmë ka nisur të dekompozohet. Era e rëndë dhe gjendja fizike e kufomës po e bën situatën edhe më të rëndë për familjen që kërkon vetëm një gjë: t’i japë të ndjerit lamtumirën e fundit.

Vëllai i Isa Rexhepajt, shpreh indinjatën e tij ndaj sjelljes së institucioneve:

“Jam këtu para morgut, nuk më japin trupin e vëllait. Prokuroria thotë e ka policia, policia thotë e ka spitali, spitali thotë e ka policia. Unë dua vetëm të varros vëllain, t’i bëj adetet e fundit. Trupi është nxirë, vjen erë kërmë, nuk mund të presim më.”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH