Aktualitet

EMRI/ Shpërthimi me tritol në lokalin në Rrugën e Durrësit, arrestohet 46-vjeçari nga Lushnja

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Shpërthimi me tritol në lokalin në Rrugën e

Një 46-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia, si dyshuar për përfshirje në shpërthimin me tritol të ndodhur orët e para të së premtes (18 Korrik) në në lokal në Rrugën e Durrësit në kryeqytet.

I arrestuar është Hysni Lila, i cili rezulton pronar i motorit të përdorur nga autori momentin e ngjarjes. Rasti në fjalë ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të datës 18 Korrik kur një person hodhi një sasi të vogël tritoli në derën hyrëse të një lokali në pronësi të Arbër Sinanit.

Ndërkaq, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

“Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje”, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH