Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje të reja nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në lagjet dhe trotuaret e qyteteve.
Në postimin e tij, Rama thekson se ky aksion do të sjellë përfitime të shumta për komunitetin, duke filluar nga më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim, e deri tek një qytet më i pastër dhe më europian.
“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE,” shkruan Rama në postim.
Sipas tij, këto ndryshime synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe ta afrojnë vendin me standardet europiane.