Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook disa pamje nga aksioni që po zhvillohet për të liruar hapësirat publike, si trotuaret dhe rrugët që janë zënë pa leje.
Në postimin e tij, Rama shkruan me ironi: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura?”, duke treguar se në disa vende trotuaret janë zënë plotësisht, duke e bërë të pamundur kalimin e këmbësorëve.
Ai shtoi se ky aksion do të vazhdojë në të gjithë vendin, për të kthyer hapësirat publike në shërbim të qytetarëve.