Aktualitet

E RËNDË në Lezhë! 2-vjeçari plagoset teksa po luante në këndin e lojërave, transportohet drejt Traumës

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Lezhë! 2-vjeçari plagoset teksa po luante

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Lezhë, ku një fëmijë 2-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Mësohet se i mituri është rrëzuar aksidentalisht, teksa po luante në këndin e lojërave, në një kompleks pushimi. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 22:00, në spitalin e Lezhës, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një fëmijë 2 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija është rrëzuar në një kënd lojërash, në ambientet e një kompleksi pushimi, në Shëngjin. 2-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për verifikimin e rrethanave të rastit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH