Një 69-vjeçare ka humbur jetën sot në plazhin e Qerretit, Kavajë, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Kavajë / Informacion paraprak:
Rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69 vjeçe, banuese në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.