Aktualitet

E RËNDË/ E pickuan bletët, humb jetën 47-vjeçari nga Shkodra

Shkruar nga Liberale
E RËNDË/ E pickuan bletët, humb jetën 47-vjeçari nga

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i 47-vjeçarit Z. V.

Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.

Grupi hetimor po heton për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH