Gjykata e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm shtyn për të mërkurën vendimin për dosjen Bankers. Vendimi do të shpallet në orën 10:00.
Avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojtjen dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë që u caktuan nga Gjykata e Fierit. Për 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë,
Gjykata e Fierit caktoi masat e sigurisë të cilat u kundërshtuan prej tyre në Apel.