Aktualitet

DETAJE nga tragjedia në Elbasan/ Dy vëllezërit e mitur u mbytën në lumë para syve të nënës së tyre

Shkruar nga Liberale.al

DETAJE nga tragjedia në Elbasan/ Dy vëllezërit e mitur u

Detaje të reja janë bërë publike nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se dy fëmijët e mbytur ishin vëllezër, njëri 8 dhe tjetri 10 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Të miturit janë gjendur pas disa minutash kërkime, ndërkohë që familjarët e viktimave janë në gjendje të rëndë psikologjike.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH