Analisti Ben Andoni ka reaguar lidhur me draftin e ri të Kodit Penal.Duke theksuar se Kodi i ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe që gjithashtu mungon transparenca. Sipas Andonit një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim shkencor dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar.
”Drafti për Kodin e ri Penal mund të jetë shqetësues dhe i ashpër dhe gjithashtu mungon dhe transparenca.Mund të shtoj se presidenti është i padukshëm në vendimet e rëndësishme të vendit. Një Kod Penal kërkon një përballje teknike dhe një arsyetim vërtet shkencor moral dhe politik dhe për të treguar se çfarë ka nevojë populli shqiptar. Kodi i ri Penal do të jet fat për artin”, tha ai.
Ai u ndal edhe tek aktualiteti politik në vend dhe situata në opozitë. Andoni theksoi se opozita për momentin është e pambledhur dhe e fjetur pasi nuk shikon ambicie. Më tej ai shtoi se dhe për Partinë Demokratike duhet të bëhen analiza të thelluara për situatën në të cilën ajo ndodhet.