Aktualitet

Begaj liron nga detyra Besiana Kadarenë, prej vitesh ambasadore në UNESCO

Shkruar nga Liberale

Begaj liron nga detyra Besiana Kadarenë, prej vitesh ambasadore në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare. 

Theksojmë se Besiana Kadare më herët mbante postin si ambasadore e Shqipërisë shqiptare në OKB, ndërkohë që prej 2021, me firmë të presidentit të asokohe Ilir Metës, ajo u emërua si ambasadore në UNESCO.

Ndërkohë ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi apo ndonjë informacion për pasuesin e diplomates.

D E K R E T PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA


Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D E K R E T O J:

Neni 1

Zonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH