Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar në zonën e Alliasit, i cili dyshohet se po përpiqej të shiste armë zjarri për një grup kriminal që vepron në zonën e Freskut.
I arrestuari është Aleksandër Matoja, me origjinë nga Shkodra, një emër i njohur për policinë pasi më herët ka qenë i përfshirë në aktivitete kriminale, konkretisht në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Gjatë kontrollit, efektivët e Komisariatit Nr. 4 i gjetën dhe sekuestruan dy pistoleta, të cilat Matoja planifikonte t’i shiste për 3,500 euro secilën.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.