Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, i cili u kap jashtë banesës duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, e cila i ishte vendosur nga gjykata për veprën penale të përndjekjes.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka përndjekur një djalë 12-vjeçar dhe gjithashtu e ka nxitur atë të përdorë substanca narkotike.
Ai është arrestuar për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.
Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.